Mungon vetëm zyrtarizimi, mesfushori shqiptar i Fiorentinës gjen skuadrën e re

Pyetja mbi të ardhmen e Erald Laktit duket se ka një përgjigje konkrete. Mesfushori shqiptar u rikthye në radhët e Fiorentinës pas huazimit në Serie C te skuadra e Gubios. Megjithatë violët nuk e kishin në planet e tyre këtë sezon dhe kërkojnë të huazojnë sërish për të fituar më tepër minuta dhe eksperiencë në mënyrë që në të ardhmen të mund të konsiderohet një alternativë për klubin e njihur italian.

Destinacioni do të jetë sërish Serie C, por këtë herë nuk do të mbajë veshur fanellën e Gubios, pavarësisht se këta të fundit e kërkonin ta kishin sërish në organikën e tyre. “Tuttomercatoweb“ raporton se Renate ka mposhtur konkurencën dhe ka bindur lojtarin dhe Fiorentinën për të siguruar shërbimet e lojtarit kuqezi. Akordi është arritur dhe ajo që mungon është vetëm zyrtarizimi që pritet të vijë ditën e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online