Mario Gëtze duket se e ka zgjidhur dilemën sa i përket të ardhmes së tij. Lojtarit gjerman i përfundoi kontrata me Borusian e Dortmundit në muajin korrik, duke dalë kështu në treg si një futbollist i lirë. Shumë klube u përfolën për të siguruar shërbimet e ish-kampionit të botës, me Serinë A që shihej si destinacioni i radhës për Gëtze. Madje kjo ishte edhe vetë dëshira e futbollistit.
Lacio dhe Milani u interesuan, por në ish-lojtari i Dortmundit i befason të gjithë në moment të fundit. Mediat holandeze dhe ato gjermane e bëjnë të sigurt kalimin e Gëtzes në radhët e PSV Eindhovenit. Mesfushori me tipare sulmuese ka zhvilluar testet mjekësore më klubin e mirënjohur holandez, me të cilin do të firmosi një kontratë 2-vjeçare. Gjithçka është gati dhe ajo çka mbetet është vetëm zyrtarizimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/