Mungon vetëm firma në kontratën 2-vjeçare, De Biasi do të ulet sërish në stolin e një Kombëtareje

0

De Biasi pritet t’i japë fund “pushimeve“ dhe është pranë firmës për të nisur një aventurë të re. Do të jetë sërish stoli i një Kombëtareje ku trajneri Italian do të ulet. Pas suksesit të jashtëzakonshëm me kuqezinjtë, De Biasi një eksperiencë për t’u harruar do e pasonte te Alaves dhe që prej atëherë nuk e ka provuar më pankinën.

Pas bisedimeve me Iranin, tashmë në skenë shfaqet Kombëtarja e Azerbajxhanit. Këta të fundit i kanë besuar rolin e trajnerit italianit, të cilit sipas “Tuttomercatoëeb” i kanë ofruar një kontratë 2-vjeçare. Vetë Federata e Futbollit të Azerbajxhanit e ka konfirmuar në faqen e vetë zyrtare se është në bisedime me De Biasin dhe se firma pritet së shpejti.

“Duke marrë parasysh situatën e lidhur me pandeminë COVID-19, duhet të nënshkruhet një marrëveshje me Gianni De Biasi, i cili do të emërohet trajner i Kombëtares. Nëse ai të pranojë kushtet që i janë vendosur, negociatat për të përcaktuar kushtet e marrëveshjes do të vazhdojnë nëse arrihet një shumicë në Komitet. Arif Asadov duhet të emërohet zv / trajner”, shkruan Federata azere./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.