Mungon rivaliteti Xhixha-Skuka i dikurshëm! Superiorja e këtij viti vuan për lojtarët yje, askush nuk spikat mbi të tjerët

Nëse më parë Superiorja ka pasur gjithmonë dy lojtarë “yje” që spikasnin mbi të tjerët dhe kishin një konkurrencë mes tyre për numrin e golave, këtë sezon një gjë e tillë mungon. Nuk ka më rivalitete si ishte ai i fundit mes Xhixhës dhe Skukës.

Kur i hedh një vështrim listës së golashënuesve, në vendin e parë rezulton Bekim Balaj me 11 gola të shënuara. Pavarësisht kësaj forme të mirë, nga Balaj pritet akoma më shumë në Shkodër dhe nuk mund të konsiderohet si një “yll” i këtij sezoni.

Vendin e dytë e mban një lojtar i larguar tanimë nga Tirana, Hasani, me 10 gola të shënuara. Vendi i tretë i përket një sulmuesi që tani ka ndërruar jetë, Dëamena dhe i katërti një sulmuesi që nuk e sheh fushën gjithmonë për 90 minuta, disa herë e nis edhe nga stoli si Bintsuka. E gjitha kjo tregon se Superiorja mund të jetë përforcuar me lojtarë në mbrojtje, por ka humbur shumë në aspektin sulmues. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online