Mungon prej COVID-it, Klaus Gjasula ka një thirrje për tifozët nga “Sport Ekspres”: Shqipëria ka nevojë shumë për ju, duhet të jeni zjarr

Klaus Gjasula është mungesa e madhe e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Polonisë. Mesfushori ka rezultuar pozitiv me COVID, vetëm pak orë përpara kësaj finale të madhe. Kjo mungesë ishte si një “vulë” për të treguar fatin tonë të keq para kësaj beteje të madhe.

E teksa te tifozët ka kapluar pesimizmi, Klaus Gjasula ka një thirrje për ta nga “Sport Ekspres”. Mes pak fjalëve, por kuptimi është i madh, mesfushori kërkon edhe nga tifozët që të japin dy herë më tepër nga vetja, nga çfarë do të dhuronin një gjendje normale.

“Nuk do të jem në fushë sot, nuk do të mbështes dot djemtë e ekipit. Por tifozë, mbështeteni Shqipërinë se i duhet shumë, ka nevojë për ju. Stadiumi duhet të jetë zjarr sot. Asgjë nuk është e pamundur dhe asgjë nuk është mbyllur këtu”, tha Gjasula. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online