Mungon Nazmi Gripshi, pasaporta i vjen të enjten nga Polonia

Të gjithë do të jenë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, i cili ka përpiluar listën zyrtare të atyre që do të udhëtojnë drejt Kroacisë sot. Krejt papritur është mësuar se do të ketë një mungesë. Nazmi Gripshi, futbollisti durrsak, i cili dy herë ka pasur ngatërresa edhe në UEFA, pasi nuk u federua gabimisht, këtë herë nuk do të ketë fatin të udhëtojë drejt Kroacisë me Skënderbeun.

Arsyeja është se Gripshi e ka pasaportën në Poloni. Flitet se ka qenë një procedurë e ekipit tonë Shpresa, që ka lënë jashtë Skënderbeut mesfushorin. Duke qenë se pasaporta ndodhet ende në Poloni dhe vjen të enjten, kur luhet ndeshja me Dinamon, Gripshi do të mbetet në Shqipëri dhe do të bashkohet me ekipin pas kthimit në Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *