Formacioni i Kukësit, ndryshim total me Allën, Bakajn dhe Alijevin

Pasi fitoi titullin kampion, Kukësi humbi Albi Allën dhe e përballoi turin e dytë kualifikues në Champions League me formacionin e sezonit të shkuar, plus spanjollin Albert Serran. Tani spanjolli është larguar, por së bashku me të edhe Nijas Lena, Zhan Karioka, Izair Emini e Pero Pejiç, shtylla të skuadrës që fitoi titullin. Në këtë mënyrë, trajneri Mlladen Milinkoviç duhet të lëvizë shumë gjrëa në formacion, përtej vendosjes.

Nëse kthehet Albi Alla, mbrojtja kthehet po ajo e sezonit të shkuar, së bashku me Koliçin. Sulmi tashmë nuk do të ketë më Pejiç, por azerin Alijev, nga i cili pritet shumë. Në mbështetje të Alijevit duhet të jetë Elis Bakaj, por alternativa serioze janë edhe Naser e Guri. Mesfusha është reparti ku Milinkoviç ka më shumë punë, sepse kërkohet ende një mesfushor shkatërrues dhe ai mund të jetë Behar Ramadani i Luftëtarit, ndërsa Musolli, Shtubina, Elton Kale e Zeqiri janë kandidatë seriozë për formacionin.

Përtej skemës së përdorur nga Milinkoviç, vetëm mbrojtja (nëse kthehet Alla) dhe sulmuesi Alijev duken të sigurt fillimisht për formacionin, por edhe Elis Bakaj, i cili mund të luajë në disa role.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online