Sezoni i ri pritet ta gjejë Ernest Muçin në Spanjë. Lojtari shqiptar është pranë transferimit në radhët e Celta Vigos dhe detajet e fundit ndajnë palët nga firma në kontratë. Klubi i La Liga-s nuk është një emër i ri për 22-vjeçarin nga Tirana. Celta Vigo ka qenë e interesuar për shërbimet e futbollistit shqiptar që në sezonin e shkuar.
Verën e kaluar nuk u arrit një marrëveshje përfundimtare, por këtë herë situata paraqitet ndryshe. Mes palëve ka dakortësi për të zyrtarizuar këtë transferim, që padyshim do të ishte arritja më e madhe në karrierën e Ernest Muçit. Një transferim që do të kënaqte edhe Legian e Varshavës, e cila do të përfitojë 4 milionë euro në rast se Muçi firmos me Celta Vigon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/