Uilliam Kordeiro ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm për trajnerin e Kukësit, Armando Cungu deri në këtë fazë të kampionatit, me trajnerin shkodran që e ka aktivizuar dhe të dëmtuar.
Kordeiro vuan nga nja frakturë në krah prej disa javësh, por kjo gjë nuk e ka ndaluar të zbresë në fushën e lojës. Megjithatë, përmirësime nuk ka pasur dhe tashmë, Kordeiro do të mungojë në 4-6 javë për Kukësin.
Këtë gjë e ka pranuar vetë anësori brazilian, i cili në një postim në faqen e tij zyrtare në Instagram, shkroi:
Për fat të keq, kam pësuar një frakturë në krah dhe nuk do të luaj 4-6 javë. Kam luajtur 3 ndeshje i dëmtuar dhe dëmtimi është bërë më keq. Jam shumë i mërzitur për këtë, por në futboll ndodhin këto situata. Do të fokusohem që të rikthehem më i fortë”,- shkroi Kordeiro.