Shqipëria do të luajën nesër transfertën e radhës. Aps Kazakistanit e pret Lituania, ku do të përpiqen të marrin 3 pikët që do të rikthenin qetësinë te kuqezinjtë, por më tepër te opinion publik. Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja, ka qenë pak momente më parë i pranishëm në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të përballjes së nesërme.
“Performanca e Lituanisë në ndeshjen me Shqipërinë ishte shumë e mirë. Kanë ushtruar presing të vazhdueshëm duke i hequr iniciativën ekipit tonë. Kjo rezultoi edhe në gabimet tona që sollën golin. Të njëjtën gjë do të përpiqen ta ushtrojnë edhe nesër. Ne duhet të gjejmë pikat më të dobëta të tyre për të arritur objektivin, që është fitorja e kësaj ndeshjeje.
Mungesat e lojtarëve me eksperiencë? Kemi 10 lojtarë të rinj që luajnë për herë të parë në ekipin Kombëtar. Janë ndjekur ngushtë nga stafet teknike. Janë lojtarë te të cilët besoj. Kanë potenciale dhe aftësi shumë të mira. Kualitetet mund të shprehen edhe në moshën 20 vjec. Është cështje besimi dhe se sa ti dëshiron të japësh në fushë. Federata ka një program për të future brezat e rinj si pjesë integrale e Shqipërisë. Unë kam menduar ta bëja këtë në një mënyrë hap pas hapi, por kushtet më detyruan që të bëja këtë zgjedhje dhe të merrja një numër kaq të lartë lojtarësh”, ka deklaruar Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/