Shqipëria do të përballet në muajin tetor ndaj Hungarisë dhe Polonisë. Prishtmëritë dhe interesi është shumë i lartë për të ndjekur këto përballje që kanë vlerën e finaleve. Aktualisht jemi në vendin e dytë, por për të qëndruar në të njëjtën pozitë deri në fundin e këtyre kualifikueseve, duhet me patjetër që të merren gjashtë pikë në dy ndeshjet e radhës.
Sipas asaj që kemi mësuar në mëngjesin e së dielës do të publikohet edhe lista nga trajneri Reja. Pra do të mësojmë të gjithë futbollistët që do të jenë në dispozicion të italianit për dy takimet e radhës. Deri tani ajo që dihet është afrimi i Ivan Balliut dhe mungesa e Ernest Mucit që ka shkuar te Shqipëria U-21. /Sport Ekspres/