“Mundo Deportivo” shkruan për ndeshjen historike të Vllaznisë ndaj Realit: Doçi ecte 40 minuta për të gjetur një televizor me ngjyra

Vllaznia e femrave ka bërë arritjen historike për futbollin shqiptar duke kaluar në grupet e Champions League. Ndeshja e parë do të jetë në ditën e nesërme, atje ku shkodranet do të përballen me Realin e Madridit.

Së fundmi është “Mundo Deportivo” që i ka kushtuar një artikull. Në këtë media tregohet se lojtarja kryesore e Vllaznisë, Megi Doçi, në vitet 2000 ecte rreth 40 minuta me babain e saj për të gjetur një televizor me ngjyra që të shikonte ndeshjet, jashtë fshatit të saj.

“Mamaja ime ka qenë kundër këtij vendimi, donte një vajzë me fustan, që t’i krehte flokët, ta përkëdhelte, jo një vajzë që shkonte çdo pasdite në shtëpi me gjunjë të lënduara”, tha Doçi në intervistën për median spanjolle që tregon kundërshtarin me të cilin do të përballet Reali i Madridit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online