Mundësia për afrimet e verës, gati tre debutime te Kukësi

Kukësi do të ndeshet nesër në transfertë me Orikun, takim ky i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Sigurisht që vëmendja e verilindorëve është tek sfida e së shtunës me Teutën dhe ndeshja e Kupës merr më pak vëmendje. Gjithsesi, trajneri Armando Cungu ka një skuadër të bollshme dhe me shumë alternativa, ndaj edhe ndaj Orikut në fushë do të ketë lojtarë që janë projektuar për të qenë të rëndësishëm edhe në Superiore.

Normalisht, që vëmendjen më të madhe do e kenë lojtarët e rinj, por Cungu me shuam mundësi do u krijojë mundësinë për të bërë debutimin  tyre dhe tre lojtarëve të ardhur këtë verë. Gëzim Krasniqi, Shafik Tigruxha dhe Omar Toure pritet që të zbresin në fushë, për të parën herë si kuksian.

Të tre këto futbollistë janë afruar në merkaton e verës, por nuk kanë pasur hapësira në tre ndeshjet e para. Tekniku Cungu ka studiuar dhe disa lojtarë nga skuadra B në takimin miqësor që u zhvillua të premten, të cilët mund të thirren për takimin e nesërm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *