Mundësi interesante, një sulmues i Lacios për korçarët

22-vjeçari Mamadou Tounkara, me nënshtetësi spanjolle dhe senegaleze, mund të huazohet nga Skënderbeu, ashtu si në rastin e Ali Soue

Skënderbeu është në kërkim të një sulmuesi dhe në këto dy ditë të fundit të merkatos mund të kemi një përsëritje të rastit të Ali Soue. Mamadou Toukara, i rritur te të rinjtë e Barcelonës dhe më pas tek ata të Lacios, për të kaluar në ekipin e parë të kryeqytetit italian, mund të vijë te korçarët në formë huazimi. Bëhet fjalë për një lojtar mjaft të talentuar 22-vjeçar, i cili luan si sulmues qendre, por edhe në krahë.

Emri i tij i është propozuar klubit korçar dhe mbetet të mësohet vendimi i presidentit Ardjan Takaj dhe trajnerit Ilir Daja në lidhje me sulmuesin e Lacios, që ka nënshtetësi senegaleze dhe spanjolle. Është një lojtar që luan me këmbën e majtë dhe që klubi i Igli Tares e ka huazuar vitet e fundit në skuadra si Krotone dhe Salernitana, duke i dhënë mundësinë e aktivizimit të rregullt, pasi në ekipin e parë të Lacios është shumë e vështirë të gjejë hapësirë për shkak të konkurrencës së madhe. Nëse drejtuesit e klubit korçar binden për këtë sulmues, do të ndiqet e njëjta rrugë si në rastin e Ali Soue, sulmuesit që ka bërë mirë në gjysmën e parë të sezonit me Skënderbeun.

Ai ka ardhur te korçarët i huazuar nga Kievo, me mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit pas mbylljes së këtij sezoni. Po kështu do të veprohet edhe me Tounkara. Koha për të bërë lëvizjet e fundit në merkaton e dimrit është kufizuar në maksimum dhe drejtuesit e Skënderbeut duhet të vendosin sot dhe nesër në këtë drejtim. Trajneri Ilir Daja në fakt ka kërkuar me ngulm një sulmues me kualitet, i cili duhet të jetë i aftë të zëvendësojë Ali Soue apo edhe të luajë bashkë me të në formacionin e ekipit korçar. Dhe Tounkara duket i tillë, përderisa është pjesë e një ekipi të madh në Itali si Lacio.

Por në këtë mes ka edhe detaje të tjera që vendosin, siç janë ato ekonomike, kështu që drejtuesit e Skënderbeut duhet të vënë në peshë gjithçka. Po ashtu, në tavolinën e tyre mendohet se janë edhe emra të tjerë sulmuesish dhe duhet vendosur për atë që i bën më shumë punë ekipit. Në këtë moment, lojtari i Lacios konsiderohet një alternativë, por nuk do të ishte aspak çudi që 22-vjeçari të vishte fanellën e Skënderbeut në vazhdim të këtij kampionati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online