Mund të shmangej! Publikohet raporti i plotë për shuarjen e Maradonës, përgjegjësi njerëzore që e çoi në ndërrimin e jetë

Maradona u shua dhe futbolli mbeti me një legjend më pak. Hetuesia po vazhdon që të punojë për të zbardhur gjithë çështjen dhe arsyen që e dërgoi argjentinasin drejt ndërrimit të jetës duke ia veshur gjithë përgjegjësinë mjekëve  të tij.

Sipas raportit kishte shumë neglizhencë nga ana e tyre dhe është arritur në përfundimin se tragjedia mund të shmangej. Fillimisht thuhet se mjekët nuk e kanë përshtatur ambientin për t’u kujdesur për pacientin në bazë të nevojave të tij.

Gjithashtu kishte mungesë të pajisjeve për të ndihmuar në raste urgjente. Përveç kësaj kishte edhe neglizhencë gjatë trajntimit të mëparshëm pasi Maradona kishte probleme me zemrën dhe veshkat, por nuk do të testohej kurrë në këtë drejtim. Për këtë arsye gjithë stafi mjekësor që ishte në shërbimin e Maradonës po përgatitet për dënimin e rëndë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *