Mund të quhet si nënshkrim i madh për Partizanin, Arinaldo Rrapaj rinovon kontratën me kampionët

Partizani ka sjellë një zyrtarizim që ngroh zemra tifozësh. Nuk bëhet fjalë për një lojtar të ri, por për rinovimin me Arinaldo Rrapaj. Mbështetësit e të kuqëve e panë shumë mirë sesa çalonte ekipi pa këtë futbollist kur u përfol largimi nga Shqipëria. Menjëherë pas rikthimit të tij, Partizani mori një tjetër fytyrë. Tani kryeqytetasit njoftojnë vazhdimin e bashkëpunimit me 21-vjeçarin.

“Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Arinaldo Rrapaj. 21 vjeçari dhe klubi kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2026, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar. Një hap i cili ka konkretizuar pozitivisht të ardhmen e Rrapaj te Partizani njëkohësisht edhe kontigjent i ekipit tonë përfaqësues”, shkruhet në faqen e klubit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *