Rei Manaj ka nisur një aventurë të re në karrierë pasi u grumbullua në ekipin e parë të Barcelonës. Sulmuesi shqiptar mbërriti te Spezia dhe do të jap kontributin e tij për ta shpëtuar këtë ekip që të mos bierë nga elita e futbollit italian. Në një intervistë për mediat italiane, Manaj ka folur për Kombëtaren dhe njëkohësisht kohën te katalanasit.
“Mund të qëndroja edhe te Barcelona, por më ka pëlqyer kjo sfidë te Spezia. Shpresoj që të jap kontributin tim për ndeshjen tjetër. Barcelona është një nga ekipet më të forta në botë, por vura re se sa më shumë të ngrihesh, aq më shumë lojtarët janë njerëz të përulur. Ne të rinjtë mësojmë nga kjo.
Serie A është një nga kampionatet më të vështira, duhet të arrijmë mbijetesën. Objektivi i Botërorit? Është brenda mundësive të këtij grupi. Do të ishte hera e parë në histori. Ekipi është një grup i mirë dhe me një trajner si Reja do të ishte një ëndërr dhe kulmi jonë nëse arrijmë në Botëror”, tha Manaj. /Sport Ekspres/