Zbulohet fjalimi motivues i Cristiano Ronaldos që la pa fjalë lojtarët e Man Utd para Champions: Duhet të hani dhe flini për këtë ekip

Cristiano Ronaldo zgjodhi që të transferohet te Manchester United pas aventurës së mbyllur te Juventusi. Futbollisti portugez kërkon që të shkëlqejë sërish me fanellën e djajëve të kuq dhe të fitojë kompeticionin e “Champions League”. Për të mbërritur deri këtu nuk mjaftojnë vetëm cilësitë e tij. I ndërgjegjshëm për këtë fakt, Ronaldo është përpjekur që të motivojë të gjithë futbollistët e tjerë.

Prestigjozja britanike “The Sun” ka zbuluar edhe fjalimin motivues para ndeshjes së Champions League ndaj Young Boys. Shokët e ekipit kanë mbetur pa fjalë, teksa dëgjohej vetëm Ronaldo teksa shprehej: ”Jam kthyer këtu për dy arsye. E para është se e dua këtë skuadër, e dytë se më pëlqen mentaliteti fitues që ndihet këtu. Unë nuk u ktheva për të qenë tifoz.

Nëse doni që të keni sukses, atëherë duhet ta dëshironi me gjithë zemrën tuaj këtë skuadër. Duhet të hani, të flini dhe të luftoni për këtë skuadër. Luani apo jo, duhet të mbështesni shokët tuaj dhe të jepni gjithmonë më të mirën nga vetja juaj”, ka thënë mes të tjerash Ronaldo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online