“Mund të largohesh”! Nuk ka luajtur ende një ndeshje, Brentford i tregon derën Thomas Strakoshës

Një ëndërr e madhe ishte ajo e Thomas Strakoshës për të shkuar në Premier League. Në momentin që arriti, rezultoi si një prej aventurave më të dështuara të portierit shqiptar. Strakosha nuk ka luajtur ende një ndeshje me Brentford në Premier League dhe tani do të largohet nga ekipi.

Prestigjozja “Standard” shkruan se Brentford i ka dhënë leje Strakoshës që të largohet në huazim. Duke parë këtë lloj formule të ndjekur, sipas të gjitha gjasave do të kërkohet një tjetër lëvizje në Angli. Këtu vështirësia është e madhe pasi të pakëta janë variantet me klubet që mund të hapin derën për portierin e Kombëtares. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online