Europa është shumë e fortë për Beshiktashin. Turqit e kanë nisur Ligën e Europës me një humbje të thellë 4-0 përballë Ajaksit. Fitc Xhimi (31′), Godsti (51′, 73′) dhe Tejlori (55′) ishin autorët e golave për skuadrën holandeze.
Si për të mos mjaftuar festivali i golave të pësuar, Beshiktashi e përfundoi ndeshjen me asnjë gjuajtje brenda kuadratit. Një statistikë dëshpëruese kjo për bardhezinjtë. Ndërkohë Ernest Muçi e pa shkatërrimin e ekipit të tij nga stoli, teksa nuk u aktivizua për asnjë minutë në këtë përballje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/