Muçi dëshmon një nga tifozeritë më të zhurmshme, tifozët e Legias iu afruan thyerjes së rekordit

Legia e Varshavës ka një nga tifozeritë më të zjarrta në Europë. Tifozët polakë dinë si të krijojnë spektakël me atmosferën që sjellin në stadium. Ernest Muçi ishte dëshmitar i pasionit të madh të tifozerisë së Legias në ndeshjen e mbrëmshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferenës.

Klubi polak u përball me AZ Alkmarin në Varshavë, ku siguroi edhe kualifikimin për në fazën me eliminim direkt. Tifozeria ishte mjaft e zjarrtë, teksa sipas matjeve të bëra publike nga “Przeglad Sportoëy Onet”, niveli i zhurmës mesatare të krijuar në stadium përgjatë ndeshjes ishte 85 decibel.

Ndërkohë, niveli më i lartë i zhurmës u regjistrua në momentin e golit të Ribeiros dhe kapte vlerën 115 decibel. Tifozët e Legias së Varsavës ishin pranë thyerjes së rekordit prej 132 decibelësh. Ky rekord është vendosur nga tifozët e Beshiktashit pas fitores kundër Liverpulit në Ligën e Kampionëve në vitin 2007./Halit Deliashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *