Muça: Panuçi s’mund të gjejë më të mirë se Trashi, ftesë duhej edhe për Bardhin

Ish-trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muça, ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në “rtsh”, ku foli për listën e përzgjedhur tekniku i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi.  Sipas Muçës, Panuçi duhet të ftonte lojtarët që po spikasin në këtë sezon të Superiores, ku veçoi Jurgen Bardhin dhe Lorenc Trashin.

BARDHI – “Panuçit nuk i kushtonte gjë një ftesë për të paktën një lojtar të kampionatit shqiptar. Mendoj se duhet ta kishte marrë një futbollist që po spikaste, fare mirë ai lojtari mund të kishte qenë Bardhi, i cili po kalon një moment të mirë”.

TRASHI – “Unë nuk mendoj se Panuçi mund të gjente lojtar më të mirë për krahun e majtë se sa Trashi, vetëm po të sillte Agollin mbrapsht. Nuk e kuptoj pse nuk është marrë”, përfundoi Muça.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *