Më ne fund Abdelhak Nuri ka dhënë shenja jete. Prej gushtit të vitit 2017 ai ndodhej në gjendje koma pas rrëzimit në miqësoren që Ajaksi po zhvillonte me Verder Bremen. E gjitha erdhi pas një ataku kardiak që lojtari pësoi në fushën e blertë.
Është vetë vëllai i tij, Abderrahim Nuri, ai i cili tregon përmirësimin e futbollistit: “Gjendja e tij nervore është më e mirë se disa muaj më parë. Ai nuk e lëviz ende trupin, por nganjëherë çohet nga shtrati për t’u ulur në karrocën me rrota. Mund të komunikoni me të”.
Më tej ai shton: “Në fillim nuk na lejohej të qëndronim për një kohë të gjatë me të. Këto janë rregullat e spitalit, ju keni oraret për ta vizituar. Por pas disa kohësh doktorët panë që ne si familje kishim shumë ndikim te Abdelhak.
Ai u bë më i qetë. Ai na njohu ne. Ne e sigurojmë atë, ai dëgjon zëra familjarë. Që atëherë me mundemi dhe qëndrojmë me të 24 orë. Kjo pasi i bën mirë atij”.