“Mua nuk më dhanë 1 euro, Bechkam mori një miliard”, Makelele tregon prapaskenat e largimit nga Reali: Mendonin se erdha me anije nga Afrika

Claude Makelele ka folur për largimin e tij të papritur nga Reali i Madridit. Ish-mesfushori ka shpjeguar për “Kanal Sportoëy” arsyet që e dërguan drejt transferimit te Chelsea. Makelele rrëfen se në Madrid nuk e morën seriozisht dhe mendonin se ishte një lojtar pa CV të mëparshme, duke mos i ofruar rritjen e pagës që ai dëshironte asokohe.

“Unë do të përgjigjem në mënyrën më të thjeshtë. Florentino Perez nuk ishte plotësisht në dijeni të situatës. Tema u menaxhua nga regjisori Jorge Valdano. Pikërisht me Valdanon negociova një kontratë të re, por në fund ai tha se klubi nuk kishte para për të më paguar. Më pas kuptova se kisha edhe mundësi të tjera, se klubet ishin të interesuara për mua. Dhe ai më la të shkoja. Nuk mendoj se më ka trajtuar seriozisht.

Unë kam qenë gjithmonë një lojtar i qetë dhe punëtor. Mik i miqve, i njohur i miqve, pa u ankuar. Valdano nuk dinte asgjë për mua. Ai mendoi se kisha ardhur në Madrid me anije nga Afrika dhe nuk kisha asnjë karrierë të mëparshme. Ai më trajtoi si një rishtar të plotë, nuk më tregoi respekt.

Dhe më pas doli që Reali solli David Beckham. Unë doja një euro, nuk mora një, dhe Beckham mori një miliard. Nuk është mënyra për t’u sjellë. E thirra agjentin dhe i kërkova të organizonte një transferim te Chelsea. Nuk bëhej fjalë as për para, por nuk trajtohet kështu një person tjetër“, ka shpjeguar Claude Makelele./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *