“Mu morën mendtë në fund”, tifozi i veçantë i Vllaznisë: 30 vite që e ndjek, për pak sa nuk rashë nga karrigia

Nëse në të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë për futboll mund të flitet vetëm pak para ndeshjes së mesjavës apo fundjavës, në Shkodër është kthyer Vllaznia sërish në mënyrën e jetesës. Thuajse në çdo bisedë që konsumohet në kafenetë e këtij qyteti ka vetëm një dëshirë të shprehur: “Titulli kampion”.

Një prej tifozëve më të veçantë të skuadrës është “Mondi i Vllaznisë”. Në një intervistë emocionuese për “TV Rozafa”, Mondi i cili jeton vetëm në shtëpi dhe mes problemeve të shumta shëndetësore, hedh tutje gjithë dhimbjet dhe për 90 minuta ka zemrën, sytë dhe gjithë vëmendjen vetëm te Vllaznia.

Përjetimi është aq i madh aq sa në sekondën e fundit ndaj Apolonisë për pak sa nuk ka rënë nga karrigia e lokalit për shkakun se tre lojtarët kundërshtar ishin shumë afër barazimit të rezultatit pas daljes së gabuar të portierit të Vllaznisë.

“Gjendja shëndetsore nuk është shumë e mirë. Marrë mjekim në çdo ditë, tre herë në ditë duke u mjekuar. Kjo ka ardhur sepse kam pësuar një fatkeqësi dhe më erdhën të gjitha bashkë. Për momentin jetoj vetëm. Vllaznia? Kur dolën tre fierakët në fund vetëm për vetëm, mu morën mendtë dhe për pak isha duke rënë nga karrigia në lokal. Ishin sekondat e fundit. Më duket shumë mirë Vllaznia këtë herë, dëshira është e madhe që ta shohim me më shumë përfaqësues të shkodranëve. Kam 30 vite që e ndjek në çdo transfertë. Shpresoj se do të dalim kampion mbi 99%”, u shpreh Mondi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online