Mrekullia që po mahnit Europën, 11-shja e Atalantës vlente vetëm 5-fish më shumë se Partizani

Në futboll nuk duhet vetëm të investosh shumë para për të mbërritur te suksesi, por që të veprosh me zgjuarsi. Pikërisht ky është rasti i Atalantës, që mbërriti në çerekfinalen e “Champions League”. Askush e besonte më parë një arritje të tillë, pasi ekipi italian futej për herë të parë në këtë kompeticion dhe mbi të gjitha e nisi me tre humbje.

Në mbrëmjen e sotme erdhi fitorja 3-4 në transfertë ndaj Valencias, ndërsa përballja e parë ishte fituar në shifrat 4-1. Por sa vlen ekipi i Gasperinit? 11-shja titullare e lojtarëve është marrë nga ekipet e tjera për një shifër që mund të quhet edhe qesharake, prej vetëm 36 milionë eurosh. Pra me këtë vlerë të futbollistëve që janë blerë nga skuadrat e tjera në total, arrihet një sukses i tillë.

Ndërsa ekipi më i kushtueshëm aktualisht në Shqipëri, Partizani, vlen 6.28 milionë euro. Sigurisht që vlera e lojtarëve të Atalantës tani është rritur frikshëm, por krahasimi në fjalë qendron për të kuptuar se buxheti i ekipeve shqiptare nuk është gjithmonë një justifikim për dështimet në Europë. Nëse Atalanta arrin të marrë këta lojtarë për këto shifra dhe në fund shkojnë në çerekfinalen e “Champions League”, me një nuhatje në gjetjen e lojtarëve dhe një projekt serioz për të ardhmen, mund të arrihet shumë larg. /Sport Ekspres/

 

Gollini 3.8M

Djimsiti 1 M

Caldara huazim

Palomino 4.5M

Freuler 2M

de Roon 13.5M

Gosens 1M

Hateboer 1M

Pasalic huazim

Ilicic 5.75M

Gomez 4.47M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *