Atalanta nuk njeh Koronavirus/ Çmenduria mban emrin e Iliçiç, veterani shënon katër gola brenda një nate

E kush tha se skuadrat italiane janë të demotivuara për të luajtur një ndeshje normale futbolli? Atalanta na tregoi se edhe kur vendi është i izoluar nga përhapja e një virusi vdekjeprurës apo edhe kur luhet pa tifozë, mund të zhvillohet një ndeshje e bukur. Përballë Valencias kemi një Atalantë heroike por mbi të gjitha një Josep Iliçiç heroic që me plot katër gola arrin të dërgojë të tijët në çerekfinalet e Uefa Champions League.

Sulmuesi slloven mbi gjithçka vet në atë takim që përfundoi me shifrat 3-4. Dy penallti të fituara dhe më pas të shëndruara në gol. Ndërsa Iliçiç nuk gaboi as në aksionet e organizuar nga skuadra e tij. Me këtë poker golash Iliçiç barazon rekordin e Shevchenko dhe Van Basten sa i përket realizimieve në një ndeshje Championsi. Në fund Atalanta i falet këmbëve të 32 vjeçarit i cili shënon një tjetër sukses të jashtëzakonshëm për klubin italian. Valencia u mundua të dilte të paktën me fitore pasi dhe humbja në Milano me rezultatin 4-1 bënte çdo gjë të pamundur për spanjollët./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online