Nuk e di as vetë sesi përmbahet, Gasperini: Do festojmë bashkë, por kur ta kemi mposhtur këtë armik

E sa keq mund të jetë që një arritje që e pritur prej vitesh e vitesh me rrallë, që nga lindja, të hiqet e drejta për ta festuar me njerëzit më të dashur? Kjo i ka ndodhur Atalantës, që hyri për herë të parë në “Champions League”, kaloi grupet dhe tani është në çerekfinale.

Por fatkeqësisht për skuadrën italiane, nuk mund që ta festojë dot. Italia është përfshirë si nga një “luftë”, ndërsa i gjithë vendi është në karantinë për shkak të Koronavirusit. Forcën duhej të gjente edhe Gasperini, që të hiqte emocionet e një kualifikimi të madh, për të bindur tifozët që të mos rrezikonin shëndetin e tyre:

“Ne kemi marrë shumë mesazhe, përfshirë këtu edhe nga drejtori i spitalit në Bergamo. Jemi shumë të lumtur që i kemi dhënë gëzim një zone që ka një situatë të vështirë. Do të kemi kohë për të festuar në fund të sezonit mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve, pasi ta kemi mundur këtë armik”, shprehet Gasperini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online