Moviola/ Në Itali tregojnë gabimin e arbitrit Mariani, i fali kartonin e kuq Milanit dhe VAR i drejtë te Lukaku

0

Milani e ka thyer mallkimin duke fituar derbin kundër Interit, teksa i ka mundur zikaltërit në shifrat 1-2 falë dopietës së Ibrahimoviç. Një ndeshje kjo e luftuar nga të dyja ekipet, ku shumë punë kishte edhe për arbitrin Mariani.

Momenti më i diskutuar ishte penalltia e hequr për Lukakun, teksa më vonë do të konsiderohej në pozicion jashtë loje. Mediat në Itali e tregojnë saktësisht me moviolën se vendimi ishte i drejtë në atë moment. Kjo pasi Kjaer e ka prekur sferën rastësisht dhe për këtë arsye merret parasysh pozicioni i Lukakut në momenti që vjen pasimi nga Eriksen, atje ku është dukshëm jashtë loje.

Por kjo nuk do të thotë se për Marianin ishte ndeshja perfekte. Në minutën e 56 të ndeshjes i ka falur kartonin e kuq Milanit, pasi Kesie duhet të ndëshkohej me të dytin të verdhë për shkeljen ndaj Hakimit. Futbollisti i kuqezinjëve meritonte që të shkonte në dhomat e zhveshjes përpara kohe, por fatmirësisht për të do të falej nga arbitri. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.