Moviola e ndeshjes Beshiktash-Tirana, Bujar Pregja kritikon arbitrin gjerman: Na nënvlerësoi

Bujar Pregja ka analizuar gjykimin e arbitrit kryesor të takimit mes Beshiktashit dhe Tiranës. Ish-arbitri shqiptar ka pasur kritika për Shlagerin. Ai është shprehur në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se arbitri gjerman e ka nënvlerësuar këtë sfidë të vlefshme për turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

“Janë një, dy, tre raste ku nuk e kuptoj përse nuk dha të paktën faull për Tiranën. Mendoj që ai e ka nënvlerësuar ndeshjen. Momenti i dytë është kur menjëherë i jepet kartoni i verdhë Albi Dokës. Normalisht, është karton, sepse ka një tërheqje të lehtë nga fanella. Pak minuta më parë ishte një rast i tillë për Tiranën dhe nuk e dha. Duhej të ishte më i kujdesshëm”, ka thënë Bujar Pregja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *