Lorenc Jemini ka bërë moviolën e ndeshjes mes Teutës dhe Tiranës, e cila ka përfunduar me rezultatin 1-0. Bardheblutë kanë humbur për herë të parë që nga koha kur në drejtim të tyre erdhi trajneri Egbo.
Arbitri ka pasur një performancë të mirë, ndërsa ndeshja ishte shumë e vështirë për t’u menaxhuar dhe e luftuar, pasi ishin rreth 49 faulla. Ndërkohë një karton i kuq është falur për Kouros në minutën e 86, pas ndërhyrjes së rrezikshme ndaj Dokës.
Ky është mendimi i Jeminit dhe mund të shihet edhe nga pamjet, ndërsa diskutime lindin në minutën e 63 atje ku pas një dueli është dhënë faull për Teutën duke pretenduar një prekje të topit me dorë nga lojtari i Tiranës, që nga pamjet e përsëritura nuk dukej e tillë. Në rast se aksioni do të vazhdonte, atëherë mund të kishim të bënim me një penallti për bardheblutë. /Sport Ekspres/