“Kështu nuk mund të vazhdohet”! Do të ishte fatale edhe për futbollin, Rama: Shqipëria rrezikon të mbyllet prapë

Nga Klaudio Ndreca

Shqipëria rrezikon të mbyllet sërish! Në këtë përfundim ka dalë kryeministri Edi Rama pas numrave të fundit që vijnë në rritje me personat e infektuar me COVID-19. Ashtu siç po ndodh edhe në të gjitha vendet e botës që janë hapur, ka pasur një shtim të personave që rezultojnë pozitiv nga kjo pandemi.

Ndërkohë Rama ka theksuar se nëse do të vazhdohet në këto shifra si në ditët e fundit, atëherë Shqipëria rrezikon që të mbyllet sërish. Nëse mbërrihet në këtë pikë, atëherë kjo nënkupton edhe përfundimin e Superiores në mënyrë të menjëhershme pasi nuk do të kishte më kohë për vazhdimin e sezonit. E ardhur në një kohë kur lufta për titullin është ndezur, do të ishte fatale për këtë sport. Por sigurisht që primare është ekonomia e shqiptarëve që kurrsesi nuk mund ta përballonte një tjetër rikthim në pikën zero, ku ndryshe nga më parë, këtë herë kryefjala e të gjithëve do të ishte mbijetesa.

“Me policë dhe me ushtarë mund të kontrollosh mbylljen, por nuk displinohet hapja nëse qytetarët nuk bëjnë detyrën e tyre. Nuk kam ndryshuar mendim, ekonomia bie dhe ngrihet, të vdekurit nuk ringjallen. Për bukën e gojës në Shqipëri nuk ka vdekur askush që në kohën e Skënderbeut. Por një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë dhe për burimet e energjisë të rimëkëmbjes. Nëse do të vazhdojmë kështu, atëherë do të mbyllemi. Pastaj do ta përballojmë shumëfish vështirësinë kur u mbyllëm për herë të parë dhe pasojat e plagëve. Por nuk dua ta zgjas me atë që do heqim po u rimbyllëm, pasi nuk dua as ta çoj ndërmend, pasi jemi ende në kohë që kjo të mos ndodhi. Duhet të respektohet distancimi nga ana e qytetarëve, ata që kanë biznes nëse nuk respektojnë rregullat, rrezikojnë edhe lirinë e tyre nga tani e tutje. Kështu nuk mund të vazhdohet”, ka thënë Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online