Moviola e Jeminit/ “Ironia e fatit”! Situata e ngjashme si e pësoi: Skënderbeu duhet të merrte një penallti ndaj Laçit

Nga Klaudio Ndreca

Skënderbeu u ndalë pas 6 fitoreve radhazi në Superiore në përballjen e fundit ndaj Laçit. Korçarët nuk shkuan më tepër se barazimi 1-1 me kurbinasit, madje edhe ky i marrë në minutat e fundit. Ekipi i Cungut kaloi në avantazh falë një penalltie të fituar nga Greca, ku portieri Koliçi u tregua i pakujdesshëm dhe do të gabonte me veprimin e tij.

Gjithsesi një situatë disi e ngjashme u përsërit në pjesën e dytë, ku këtë herë ishte Stazhilla që nuk do të tregohej i sigurt. Por ndërhyrja e tij ndaj lojtarit të Skënderbeut nuk është parë si një kontakt i mjaftueshëm për të akorduar penallti. Në moviolën e Lorenc Jeminit te “Procesi Sportiv”, kjo konsiderohet si ironia e fatit dhe gabimi i gjyqtarit, pasi ashtu si edhe në rastin e parë kur Skënderbeu e pësoi, duhej edhe ta kishte fituar një 11-metërsh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online