Tashmë pjesa e parë e Serisë A ka përfunduar, me Milanin që u shpall kampion i dimrit pas shumë vitesh. Si çdo vit gazeta italiane ”Calciomercatto” vazhdon me traditën “moviola”, ku publikohet se cila nga skuadrat italiane është favorizuar apo dëmtuar padrejtësisht nga vendimet e arbitrave. Edhe pse teknologjia “Goal Line” dhe “VAR” kanë ndihmuar në shumë raste pasigurie të gjyqtarëve kryesorë, përsëri Seria A mbetet një nga kampionatet më të kontestuara, përsa i përket vendimeve të drejta të ndërmarra.
Sipas analizave të bëra nga java e parë deri në të katëmbërdhjetën rezulton që Milani është skuadra më e favorizuar e Serisë A, me 5 raste të fituara padrejtësisht dhe 2 raste që arbitri i ka dëmtuar. Nga ana tjetër zikaltërit, kanë një problemin të konsiderueshëm me gjykimin e gabuar. Interi nuk është favorizuar asnjëherë nga arbitrimi, por është ndëshkuar 3 herë padrejtësisht.
Gjithashtu, edhe pë rata që ndoshta shpesh herë akuzohen si “të përkëdhelurit” e arbitrave, Juventusi, janë goditur padrejtësisht nga pakujdesitë e referimit. Ndërkohë që Torino është skuadra që ka problematikën më të madhe me gjykimin me 0 favorizime dhe 5 raste të goditur padrejtësisht. Më poshtë keni statistikën e të gjitha skuadrave në këto 14 javë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Milan 5 – 2 (+3)
Lazio 2 – 0 (+2)
Parma 2 – 0 (+2)
Napoli 3 – 1 (+2)
Fiorentina 3 – 2 (+1)
Atalanta 2 – 1 (+1)
Verona 2 – 1 (+1)
Udinese 2 – 1 (+1)
Benevento 3 – 2 (+1)
Genoa 1 – 0 (+1)
Sassuolo 3 – 2 (+1)
Crotone 1 – 1 (0)
Cagliari 0 – 0 (0)
Spezia 0 – 0 (0)
Bologna 0 – 1 (-1)
Sampdoria 1 – 3 (-2)
Roma 3 – 5 (-2)
Inter 0 – 3 (-3)
Juventus 2 – 5 (-3)
Torino 0 – 5 (-5).