“Motor i palodhur me gjak të egër shqiptari”, media çeke zgjedh Qazim Laçin mes më të mirëve në kampionat

Qazim Laçi është një nga ata lojtarë që me grintën e tij fiton menjëherë zemrat e tifozëve. Mesfushori shqiptar është i palodhur në fushë sa herë që trajneri i jep minuta në ndeshje. Lojtari 27-vjeçar është përfshirë në formacionin më të mirë të të huajve që luajnë në kampionatin çek. Media “Sportyzive.com” ka zgjedhur Laçin në mesin e fushës, teksa shkruan se është një motor i palodhur me gjak të egër shqiptari në fushë.

“Qazim Laçi e ka nisur më ngadalë te Sparta, por gradualisht po nxehet. Motori i palodhur me gjak të egër shqiptar, shpesh herë ngacmon shokët dhe tifozët. Gjatë vjeshtës, ai grumbulloi gjashtë asistime dhe gola në Fortuna League . Vetëm Vasil Kušej ka më shumë”, ka shkruar gazetari Radek Bardouzl./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online