MotoGP, Doviciozo dhuron spektakël dhe rihap Botërorin

I pabesueshëm Andrea Doviciozo: triumf në Çmimin e Madh të Japonisë, duke mundur favoritin Mark Markez me një sprint fenomenal në xhiron e fundit të një gare emocionuese, plot parakalime në fazat finale të garës. Spanjolli, lider i Botërorit, duhet të kënaqet me vendin e dytë. Në podium edhe Danilo Petruçi, i cili nisej nga rreshti i parë dhe qëndroi në vendet e para gjithë garën.

Doviciozo e nisi nga rreshti i tretë dhe askush nuk e priste që nën rrebesh të zhvillonte atë garë spektakolare, me parakalime pa fund, duke sulmuar Markezin pa fund, derisa i mori kryesimin.

Një shpërthim i vonuar për Doviciozon, i cili tashmë ëndërron titullin, sepse kreu është vetëm 10 pikë larg kreut.

I pafat Valentino Rosi, i tërhequr nga gara pas një daljeje nga pista.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online