Moti ndal futbollin, FSHF merr vendimin për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë

FSHF vjen me një njoftim të rëndësishëm për futbollin shqiptar. Komiteti Ekzekutiv ka vendosur që Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë të mos rifillojnë si normalisht. Shkak për një verdikt të tillë janë bërë kushtet e rënduara atmosferike. Moti nuk ka qenë aspak i qetë këto ditë, duke ndalur kështu përkohësisht edhe futbollin.

Shumë zona janë përmbytur në gjithë vendin dhe terrenet sportive në disa klube nuk janë në kushtet e duhura për të zhvilluar një ndeshje zyrtare. Takimet e javës së ardhshe do të do të shtyhen dhe pritet të shihen se si do të vijojnë kushtet atmosferike për të vendosur më pas se kur do të rikthehet sërish në fushë Kategoria e Parë dhe e Dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi nga FSHF:

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur ditën e sotme shtyrjen e rifillimit të aktivitetit për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë. Ky vendim u mor për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë krijuar problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.

Vendimi qarkullues i KE-së i është komunikuar Sektorit të Garave në FSHF që menjëherë ka bërë njoftimin e klubeve të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë për shtyrjen e javës së ardhshme të aktivitetit.

Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe klubet do të njoftohen në një moment të dytë në lidhje me rifillimin e aktivitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *