“Mos u sill si adoleshente, ke pesë fëmijë”! Mauro Icardi ikën pa lejen e klubit për të takuar Wanda Narën, ajo e lë tek…dera

Martesa e çiftit të famshëm të futbollit Wanda Nara dhe Mauro Icardi përfundoi pas nëntë vitesh dhe menaxherja e tij tashmë ka nisur një jetë të re në Argjentinë, ku ka hyrë në një lidhje të re. Wanda Nara dhe Mauro Icardi ishin titujt kryesorë në vitet e mëparshme. Ata u përfshinë vazhdimisht në skandale të caktuara dhe një vit më parë filluan historitë e mashtrimeve nga të dyja palët.

Këtë vjeshtë, martesës së famshme i erdhi fundi. Wanda konfirmoi se po divorcohej nga Mauro, i cili në fund të fundit donte të shpëtonte ish-gruan e tij.  “Për shkak të sjelljes dhe qëndrimit të saj, ajo është bërë objekt talljeje e gjithë botës”, tha shkurt Mauro Icardi.

Mauro shkoi në Argjentinë pa lejen e Galatasaray-t për të folur me Wandën dhe për t’i kërkuar asaj që të mos sillet më si adoleshente sepse ka pesë fëmijë. Ndonëse ka thyer të gjitha rregullat e klubit, ai është kthyer me kokën ulur pasi qëndroi vetëm te dera tek ish-bashkëshortja. Sulmuesi u përpoq ta arrinte në hotel, por sigurimi e ndaloi në përpjekje për të hyrë dhe mediat argjentinase pretendojnë se ata kanë biseduar në telefon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *