“Mos të tregohemi mosmirënjohës me Armando Brojën”! Rraklli: Kur je mirë, e gjithë Shqipëria është pas teje, kur zbehesh pak, ne të harrojmë…

Altin Rraklli ishte në stadium për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë. Legjenda e Kombëtares ishte edhe në transfertën e Pragës, atje ku u bashkua sërish me tifozët kuqezinjë për të ndjekur këtë përballje. Në një intervistë për emisionin “Koha Shtesë”, Rraklli ka treguar edhe mënyrën sesi e ka përjetuar takimin. (Intervistën mund ta dëgjoni të plot duke klikuar në videon më poshtë).

“Gjithmonë kur shoh Shqipërinë unë ngjirem. Edhe gjatë kohës që kam qenë trajner, unë bërtas shumë dhe përfshihem emocionalisht. Edhe kësaj here ishte e njëjta gjë. Erdha me zë në Shqipëri për të parë ndeshjen kundër Çekisë dhe u ktheva pa zë. Që nga ajo ndeshje me çekët, vetëm sot më ka filluar zëri që të më normalizohet.

Mitaj? Unë akoma nuk e di se me çfarë ekipi ai luan, po i takon kampionateve elitaree të Europës. Ky lojtar është për Serie A, Premier League ose La Liga. Me atë forcë, me atë qetësi dhe teknikë që ka, i përshtatet çdo lloj kampionati elitar në Europë. Është fizikisht mirë, është i shpejt, është me topin shumë mirë, elegant, nuk driblohet kollaj, them se do t’i përshtatet çdo lloj kampionati.

Basti tjetër i fituar i Silvinjos është aktivizimi i Seferit pothuajse në çdo ndeshje. Asnjë trajner tjetër nuk do ta bënte, pavarësisht këmbënguljes së mediave dhe tifozëve për të parë një lojtar tjetër me lojë më të bukur, Silvinjo i besoi idesë së tij dhe zgjodhi Seferin. Ai ia shpërbleu me dy gola.

Broja? Nuk dua t’i futem spekulimeve, dua të merrem me deklaratat zyrtare. Silvinjo e konfirmoi se Broja u dëmtua, është tjetër gjë nëse do të shtirej si i dëmtuar. Nëse u dëmtua, mos të harrojmë që bëhet fjalë për Chelsea-n. Pra nëse në kokën e Brojës është pjesa që të shkojë te Chelsea, të luftojë atje për të marrë vendin e titullarit dhe më pas të kthehem që t’i shërbej Shqipërisë, këtu nuk ka asgjë të keqe.

Në momentin që ti je dikushi, e gjithë Shqipëria është pas teje, në momentin që zbehesh pak, të harrojnë. Nuk duhet të jemi mosmirënjohës dhe t’i harrojmë gjërat kaq shpejt, kjo ishte çështje parimore. Pastaj nëse i futemi detajeve, të gjithë shqiptarët që e kuptojnë futbollin i dinë cilësitë e Armando Brojës dhe këto cilësi i shërbejnë Shqipërisë, Shqipëria ka nevojë për të. Por Broja duhet të vendosi diçka në kokë.

Kur vjen te Shqipëria duhet të jetë: “Shqipëria e para, unë i dyti” dhe jo të jetë Broja i pari dhe Shqipëria e dyta. Silvinjo duhet të flas me Brojën siç ka folur me gjithë të tjerët. Në Europian nuk do të kemi përballë rivalë si këtij grupi, duhet të jemi pak realist, Polonia dhe Çekia ishin më të dobëtit që mund të na binin nga çdo vazo. Në Europian ka Hollandë, Belgjikë, Francë, Angli dhe Broja do të na duhet me patjetër”, tha Rraklli. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online