“Mitaj? Ky djali është për Premier League ose Serie A”! Altin Rraklli: Taulant Seferin nuk do e kishte futur asnjë trajner tjetër, bravo për Silvinjon

Altin Rraklli ishte në stadium për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë. Legjenda e Kombëtares ishte edhe në transfertën e Pragës, atje ku u bashkua sërish me tifozët kuqezinjë për të ndjekur këtë përballje. Në një intervistë për emisionin “Koha Shtesë”, Rraklli ka treguar edhe mënyrën sesi e ka përjetuar takimin. (Intervistën mund ta dëgjoni të plot duke klikuar në videon më poshtë).

“Gjithmonë kur shoh Shqipërinë unë ngjirem. Edhe gjatë kohës që kam qenë trajner, unë bërtas shumë dhe përfshihem emocionalisht. Edhe kësaj here ishte e njëjta gjë. Erdha me zë në Shqipëri për të parë ndeshjen kundër Çekisë dhe u ktheva pa zë. Që nga ajo ndeshje me çekët, vetëm sot më ka filluar zëri që të më normalizohet.

Mitaj? Unë akoma nuk e di se me çfarë ekipi ai luan, po i takon kampionateve elitaree të Europës. Ky lojtar është për Serie A, Premier League ose La Liga. Me atë forcë, me atë qetësi dhe teknikë që ka, i përshtatet çdo lloj kampionati elitar në Europë. Është fizikisht mirë, është i shpejt, është me topin shumë mirë, elegant, nuk driblohet kollaj, them se do t’i përshtatet çdo lloj kampionati.

Basti tjetër i fituar i Silvinjos është aktivizimi i Seferit pothuajse në çdo ndeshje. Asnjë trajner tjetër nuk do ta bënte, pavarësisht këmbënguljes së mediave dhe tifozëve për të parë një lojtar tjetër me lojë më të bukur, Silvinjo i besoi idesë së tij dhe zgjodhi Seferin. Ai ia shpërbleu me dy gola”, tha Rraklli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online