“Mos të mburren me lojtarë të shtrenjtë”! Mediat e Gjeorgjisë shkruajnë për Tiranën: Shqipërinë e mundim me Kombëtare, na mund me ekipe

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Tirana do të përballet kundër Dinamos së Batumit në Conference League. Bardheblutë kanë shije të mirë nga koha kur arritën të kualifikoheshin më tej pasi mundën Dinamo Tbilisin në kohën e Egbo. Një prej mediave gjeorgjiane, Sportall, ka ngritur një pyetje nëse futbolli gjeorgjian apo ai shqiptar është më mirë.

Më pas në artikull është bërë krahasimi ku mes të tjerash thuhet: “Gjeorgjia ka Shqipërinë si një nga Kombëtaret me të cilat ka bilancin më pozitiv të mundshëm, mes nesh janë zhvilluar shumë ndeshje interesante. Sa i përket rivalitetit mes klubeve, këtu situata ndryshon. Edhe ne i kemi mposhtur, por shqiptarët kanë marrë fitore më të rëndësishme.

Dinamo e Batumit do të takohet me Tiranën dhe shpresojmë që të paktën njëherë t’i mundim. Dinamo e Tblisit në vitin 2003 e mundi Tiranën 3-0 në ndeshjen e parë. Kur të gjithë mendonim se do të kalonim më tej, ndeshja e dytë kaloi me penallti dhe shqiptarët ishin të pamposhtur. Të gjithë prisnim hakmarrjen në 2020, por edhe atëherë Tirana fitoi 2-0 në kohën e pandemisë. Shqiptarët nuk mund të mburren me lojtarë të shtrenjtë, Flammarion është lojtari më i shtrenjtë në radhët e të dy ekipeve, kushton një milion euro”, shkruhet mes të tjerash në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *