“Mos shteroftë asnjëherë energjia juaj”, Duka: Uroj lektorët e Akademive në FSHF, trajnerët, drejtorët sportivë dhe mësuesit e edukimit fizik

Armand Duka ka uruar sot gjithë lektorët e Akademive në FSHF, trajnerët, drejtorët sportivë dhe mësuesit e edukimit fizik për festën e 7 marsin përmes llogarisë së tij zyrtare në “Facebook”. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vlerësuar punën e kryer nga aktorët e futbollit shqiptar për të nxitur të rinjtë që të bëhen pjesë e sportit.

“Në këtë ditë të veçantë nderimi dhe vlerësimi për ata që përçojnë dijen tek të rinjtë e fëmijët tanë, dua të uroj në mënyrë të veçantë gjithë lektorët e Akademive tona në Federatën Shqiptare të Futbollit, gjithë trajnerët e drejtorët sportiv e gjithë mësuesit e edukimit fizik në vend. Janë ata nxitës e frymëzues të një kulture të re që duhet të përqafojnë të rinjtë e profesionistët: atë të angazhimit me sportin.

E shohim këtë ditë si një vlerësim gjithashtu për punën e palodhur të një armate të madhe mësuesish të angazhuar në ngritjen e Akademive të Futbollit anekënd vendit. Jo më pak të rëndësishëm në këtë urim, janë breza të tërë pedagogësh e mësuesish të angazhuar ndër vite në futbollin shqiptar. GEZUAR DITËN E MËSUESIT dhe mos shteroftë asnjëherë energjia juaj në dobi të zhvillimit të futbollit në vend”, ka uruar Armand Duka./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online