“Kujtojmë me përulje dhe respekt të madh ‘Mbretin’ e futbollit shqiptar”, Partizani nderon Panajot Panon: Emri i tij, i paharruar në zemrat tona

Data 7 mars ka një rëndësi të veçantë për tifozët e Partizanit dhe për sportdashësit shqiptar në përgjithësi. Në këtë datë, 85 vite më parë, lindi legjenda e futbollit shqiptar, Panajot Pano. Klubi Partizani ka përkujtuar datëlindjen e ikonës së tyre përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Klubi kryeqytetas rikujton gjithë suksesin e jashtëzakonshëm që Panajot Pano ka arritur me të kuqtë përgjatë karrierës së tij mbresëlënëse.

“Panajot Pano, sot do të mbushte 85 vjeç. Klubi i Futbollit Partizani dhe familja e kuqe kujton me përulje dhe respekt të madh “Mbretin” e Futbollit Shqiptar. Me Partizanin Panajot Pano ka fituar 4 tituj kampionë dhe 5 Kupa të Shqipërisë.

Karriera e shkëlqyer e Panos është e shoqëruar padyshim edhe me çmime të shumta individualë: ‘Mjeshtër i Merituar i Sportit’, ‘Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave’ i dhënë në 2003 nga FSHF, Lojtari i Shekullit” i akorduar nga Uefa/Fifa, ‘Nderi i Kombit’ dhe “Simboli Qytetit të Tiranës”.

Kujtimi dhe emri i Panajot Panos do të mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozërisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij…”, ka shkruar klubi i futbollit Partizani./Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online