Juventus-Inter është gjithmonë një ndeshje e mbushur me motivim sa i përket nivelit emotiv. Polemikat nuk kanë munguar kurrë dhe, edhe këtë mbrëmje, protagonizmi ishte i pranishëm. Në fund të pjesës së parë, teksa arbitri Valeri ka vërshëllyer, ka pasur një ballafaqim mes Kielinit dhe trajnerit të Interit, Spaleti, që i ka shkruar drejtpërdrejt mbrojtësit bardhezi, që ishte ankuar shpesh në pjesën e parë ndaj arbitrit, për faullet e shumtë dhe kartonët e verdhë të munguar.
https://www.youtube.com/watch?v=ax66vXDewSo
Një sjellje që nuk i pëlqeu trajnerit zikaltër, i cili teksa lojtari po futej në dhomat e zhveshjes, i ka thënë: “I ke kërkuar dy të verdhë, lëre të arbitrjë…”. Kielini nuk e ka pritur dhe i është përgjigjur me “mos më çaj trapin mister!”.
Sakaq, përpara ndeshjes, gjesti i Spaletit, duke puthur fushën, duket se rezultoi fatsjellës…