“Mos kini dyshime te cilësitë e tij”, ish-trajneri i bindur për lojtarin shqiptar: Tifozët do ta duan,

Georges Leekens ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoweb”, ku ndër të tjera ka folur edhe për Ardon Jasharin. Ish-trajneri belg i ka thurur elozhe mesfushorit shqiptar. Ai nuk ka aspak dyshime në cilësitë e mesfushorit shqiptar, të cilin e konsideron një lojtar shumë inteligjent.

“Jashari është një lojtar shumë inteligjent. Edhe ai u pengua nga disa probleme fizike, por më pas u përmirësua në gjysmën e dytë të sezonit. Ai kishte nevojë për kohë për t’u përshtatur në vitin e tij të parë në një ligë tjetër dhe në një klub të madh. Mendoj se do të lulëzojë, po. Një lojtar që mund të rritet hap pas hapi në Milan, duke dëshmuar se mund të arrijë nivelin më të lartë. Mendoj se ai është një lojtar fantastik që tifozët kuqezi do ta duan. Mos kini dyshime për cilësinë e tij”, është shprehur Georges Leekens./Sport Ekspres/