Lamin Jamali ka dhënë së fudmi një intervistë për “RTVE”-në. J pyetur në lidhje me krahasimet me lojtarë si Mesi, Mbapeja apo Kejni, ylli i Barcelonës është përgjigjur se filozofia e tij në futboll nuk është thjesht shënimi i sa më shumë golave, por argetimi ne fushë dhe marrja e fitores. Gjithashtu Jamali ka folur edhe për Lionel Mesin, të cilin e konsideron më të mirin e të gjitha kohërave.
“Nuk jam i fiksuar pas golave. Dua të argëtohem dhe të fitoj. Nuk jam i interesuar të shënoj shumë gola dhe pastaj të eliminohem nga turneu. Mesi? Çdo ndeshje vërteton se ai është më i miri i të gjitha kohërave. Idhulli im është Nejmari, por Mesi është numri një. Një përballje me Argjentinën? Për të fituar një Kupë Bote, duhet të mposhtësh më të mirët. Ne jemi Spanja dhe duam të konkurrojmë me ta”, ka thënë Lamin Jamali./Sport Ekspres/