Nga Klaudio Ndreca
Eni Imami është parë në formë të mirë në përgatitjet që po zhvillon Skënderbeu, jo vetëm në anën fizike, por duke bërë edhe shumë batuta. Për ta nisur me një bashkëbisedim me prezantuesen e emisionit “Fan Zone”, Lei Kreja, duke u shprehur i keqardhur për faktin se nuk mund të shikonte dot mënyrën sesi ishin veshur të ftuarit në atë studio.
Gjithashtu Imami ka prekur temën e Koronavirusit, duke thënë se te Skënderbeu ka pasur dy raste të lojtarëve që kanë qenë me grip në janar, ndërsa tashmë e diskutojnë me humor për tejkalimin e kësaj pandemie.
“Më vjen keq që nuk iu shoh dot sesi jeni veshur. Mos jeni veshur bardheblu mo? Se ishte shaka kjo, po vërtet Tirana më ka surprizuar shumë në këto kohë, sepse kur isha unë nuk po na ecnin gjërat mirë. Kjo skuadër e meriton titullin kampion.
Tani situata në fjalë është shumë surreale për mua, pasi një ditë je i bllokuar, pastaj të nesërmen del sikur ka qenë dita normale. Vijmë këtu te Tropikali tani dhe mua më duket sikur jam larguar nga stërvitja vetëm para dy ditëve.
Në janar ka pasur nja dy raste të lojtarëve tanë me grip dhe u thoja: “Mos e kemi kaluar që në janar Koronavirusin?”. Unë dua të rri te Skënderbeu, ambient i qetë, fantastik dhe shpresojmë se do të falet dënimi. Nuk dua të shaj ekipet e tjera ku kam qenë, por ndihem mirë këtu. Jam mirë dhe kam dalë pak fshehurazi për të mbajtur trupin në formë”, u shpreh Imami. /Sport Ekspres/