“I kemi shtuar disa kile”, Xhevahir Sukaj i sinqertë: Flamurtari mund të shpallej kampion i Superiores, Batha më solli këtu

Nga Klaudio Ndreca

Xhevahir Sukaj ka bërë një rrëfim të sinqertë për “Fan Zone”, duke prekur tema të ndryshme të karrierës së tij. Për ta nisur me kilet e shtuara dhe sinqeritetin për shkakun e Koronavirusit. Kështu sulmuesi i Flamurtarit shprehet se kjo ka ardhur pasi janë i vetmi ekip që ka respektuar në maksimum karantinën dhe rregullat e vendosura nga shteti ynë. Për të trajtuar edhe gjendjen e skuadrës, atje ku Sukaj ka thënë se në rastin se nuk do të kishte probleme me pagesat në sezonin e shkuar, atëherë do ta kishim Flamurtarin si kampionin e Superiores.

“Sul Starova ma ka bërë legjendë këtë pjesën e barkut(qesh). Të shëndoshur jemi pak, pasi jemi të vetmit që kemi mbajtur karantinën me urdhër nga administratori i klubit. Jemi të vetmit që kemi nisur dje stërvitje për herë të parë dhe me pak kile më shumë të shtuara, padiskutim.

Problemet e Flamurtarit? Mungesat e kualiteteve në skuadër na ka bërë që të jemi për të ardhur keq. Problemet me pagesat pastaj janë shpjeguar edhe nga administratori, por nga ana tjetër duhet të kemi edhe një vlerësim. Një ekip tjetër do të kishte prishur kampionatin, por kjo nuk ndodhi me ne.

Idriz Batha ishte njeriu më solli te Flamurtari dhe nga ai shkova atje. Vjet kemi pasur një ekip te Flamurtari që nëse nuk do të ishte për mungesën e pagesave, mund të shpalleshim edhe kampion të Shqipërisë.

Partizani? Nuk e di se përse ka mbërritur deri në këtë pikë. Sepse pagat i ka mirë dhe më të larta nga çdo ekip në Shqipëri. Por janë të parët që dinë të dalin nga këto momente të vështira”, tha Sukaj. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online