Mos e kërko perfeksionin, krijoje atë! Këshilltari i Asllanit tregon si u rrit ky lojtar: Të quajnë djalë të keq me dy gabime, Empoli të lë nëse hedh bast te ty

Si u rrit papritur Kristjan Asllani? Në Shqipëri dhe Itali, mënyra sesi ka performuar ky djalosh ka qenë shumë jashtë pritshmërive, u tejkaluan. Por personat e parë që janë marrë me këtë mesfushor dhe e kanë parë që te moshat e Empolit, nuk janë çuditur aspak. Këshilltari i Asllanit, Francesco Pratali, ka treguar mënyrën sesi lojtari mbërriti në këto nivele. Ish-mbrojtësi i Empolit shprehet se në çdo vend tjetër Asllani mund të ishte larguar pas dy gabimesh, por në skuadrën ku shkëlqeu nuk e kërkojnë perfeksionin gati, mundohen ta krijojnë atë duke të lejuar gabimet derisa të përmirësohesh.

“Që në moshë të vogël Asllani ka qenë gjithmonë një tifoz i madh i futbollit. Kushdo në qytet (Buti) e kujton gjithmonë me topin në këmbë, edhe kur ishte 3-4 vjeç. Të bënte përshtypje lehtësia me të cilën ishte në gjendje të driblonte në atë moshë. Edhe tani që ka sukses, ai ka mbetur një djalë me shumë përulësi dhe kjo e nderon atë dhe familjen e tij, të cilët i kanë përcjellë vlera të rëndësishme.

Asllani ka qenë gjithmonë një lojtar i mirë, i fortë, që në moshë të vogël. Gjëja tjetër që të bënte përshtypje ishte aftësia për të goditur me të dy këmbët në të njëjtën mënyrë. Të shihje një djalë gjashtë vjeçar duke bërë këto gjëra ishte mbresëlënëse. Nuk është e lehtë të shohësh një fëmijë duke shkelmuar me të dyja këmbët pa dallim.

Qëllimi i Empolit është të marrë një djalë tetë vjeçar dhe ta bëjë atë të debutojë në ekipin e parë. Në Empoli është më e lehtë, sepse nëse je një djalë i ri mbi të cilin ata vënë bast, të japin edhe mundësinë të gabosh. Në ekipet e tjera pas një ose dy ndeshjesh të këqija, ata ju etiketojnë një djalë të keq. Empoli është një vend ku, nëse shohin se ke cilësi, të japin gjithë kohën të rritesh, të bësh gabime dhe të përmirësohesh.

Te Inter përfshihesh me kampionët dhe nuk është e lehtë, sidomos në rolin e tij, ku është Brozovic. Por unë jam i mendimit se duke u stërvitur me kampionët mund të vjedhësh shumë në stërvitje. Ai gjithashtu mund të rritet duke luajtur 10  ndeshje. Një djalë i ri si Kristjan mund të përmirësohet edhe duke mos luajtur. Më kujton Jorginho, Asllani është i ngjashëm me të”, tha Pratali. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online