Morën vendin e parë dhe nuk u ngjitën në elitën e Greqisë, Ergys Kaçes i vjen interesimi nga ekipi “që i dha shkelmin e fundit”

Veria e Ergys Kaçes arriti të fitonte kampionatin në nivelin e dytë të futbollit në Greqi. Më pas kjo skuadër ka humbur ndaj Levadiakos, që kishte fituar vendin e parë në të njëjtën kategori të futbollit, por në pjesën e jugut. Kështu Veria luajti edhe fazën e fundit të Play Off kundër Lamias, që vinte nga zona e ftohtë e Superligës së Greqisë. Në këtë takim Ergys Kaçe ka shkëlqyer, por Lamia arriti të fitonte për të qëndruar në elitë, ndërsa Veria dështoi që të ngjitej në Superligë.

Kontrata e Ergys Kaçes te Veria pas afrimit nga Partizani ishte vetëm gjashtë muaj. Tanimë mesfushori shqiptar është lojtar i lirë, ndërsa “Sport Time” raporton se është pikërisht Lamia ajo që kërkon afrimin e Kaçes pasi trajnerit dhe drejtuesëve të klubit i ka pëlqyer performanca e shqiptarit kundra tyre. Gjithashtu edhe te Veria po mundohen të nxitojnë që ta bindin mesfushorin për të rinovuar kontratën, por sigurisht që elita e futbollit të Greqisë është ofertë tunduese. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online